TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ndeshjes Tirana-Kamza që u luajt në “Selman Stërmasi” në kryeqytet, tifozët e Tiranës kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej Mbro Teatrin.
Siç shihet në foto, banderola është shkruar me ngjyrat bardheblu të skuadrës së Tiranës, por është hequr nga rojet e FSHF-së. Sipas urdhrit që kishin marrë rojet, kjo ka qenë një parrullë politike dhe si e tillë duhej larguar nga fusha.
Mësohet se delegati i FSHF-së ka deklaruar se pjesa e dytë nuk do të niste nëse banderola nuk do të hiqej.
Kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar protestohet tashmë prej muajsh. Qeveria pritet të rrëzojë dekretin e presidentit që shtyu në kohë shembjen e teatrit. Projekti i qeverisë parashikon ngritjen e disa kullave në qendër dhe një teatër të ri, me një projekt të kopjuar.