AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 21:15

Buqetë me lule dhe vallëzim, Vladimir Putin i bën të gjitha në dasmën e ministres austriake 53-vjeçare

Një ceremoni private dasme me vetëm 100 të ftuar!

Por, me presidentin rus Vladimir Putin si të vetmin të huaj të ftuar, martesa e ministres së Jashtme të Austrisë, 53-vjeçares Karin Kneisel mori një vëmendje të madhe në mediat botërore.

Karin Kneissel, një akademike dhe gazetare, përpara se të merrte detyrën e Ministrit të Jashtëm në qeverinë e kryesuar nga Sebastian Kurz, në një koalicion me dy parti të djathta, u martuar me miliarderin  Volfgang Meilinger.

Vladimir Putin i solli nuses një buqetë me lule, por edhe një grup folklorik kozakësh, si dhe kërceu me të.

Fredom Party, prej së cilës Kneissel është zgjedhur ministre e Jashtme, pavarësisht se ajo e konsideron veten të pavarur, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Putinit, United Rusia.

/TPZ.AL/