TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm para pak ditësh Real Madrid ka denoncuar Interin në FIFA me akuzën se zikaltërit kanë kontaktuar Luca Modric pa lejen e tyre, por ajo çfarë ka deklaruar vetë kroati së fundmi ka lënë me gisht në gojë ‘galaktikët’.
Sipas “Don Balon” në Spanjë, ka qenë vetë lojtari që ka hedhur poshtë pretendimet e madrilenëve dhe të presidentit Florentino Perez, duke pranuar se ka qenë ai që ka kontaktuar i pari zikaltrit.
Sipas portalit spanjoll, ëndrra e fëmijërisë së kroatit ka qenë që një ditë të luante me Inter dhe, gjithashtu, me bashkatdhetarët e tij, të cilën janë në radhët e milanezëve.