TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tekniku i Kamzës, Devolli u shpreh mjaft i lumtur dhe krenar për lojtarët e tij, që arritën të mposhtin një skuadër të madhe sipas tij, Tiranën në limite të takimit, me atë gol të Plakut.
“Nuk është e rastësishme, kemi bërë një punë të gjatë, plot 6 javë. Dua të falënderoj futbollistët, janë heronj të vërtetë. Për këta futbollistë dua të falënderoj drejtuesit, presidentin drejtorin, kam një grup të mrekullueshëm që sakrifikojnë të gjithë, nga i pari te ai në pankinë, vetëm me punë. Në stërvitje kemi thënë në çdo ndeshje duhet të bëjmë maksimumin", tha Devolli për "Supersport".