AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 10:57

Shpërthen Braçe, sulmon LSI-në për shitje pronash familjes së Klement Balilit

Shpërthen Braçe, sulmon LSI-në për shitje pronash familjes

Deputeti Erjon Braçe ndonëse nuk ka përmendur emra, ka akuzuar rëndë ish-ministrin e bujqësisë, i cili ishte nga radhët e  LSI. Sipas tij ish-ministri Edmond Panariti ka keqmenaxhuar  fondet bujqësore duke ia dhënë familjarëve të Klement Balilit.

“Në datë 20 maj 2016, mbajeni mirë këtë datë, 20 maj 2016, mbi 20 hektarë tokë bujqësore iu dha Bashkim Balilit, i afërm i Kelmend Balilit. Ky nuk është aktor dhe unë nuk bëj teatër. Kontrata u lidh kur partnrët tanë shpallën në kërkim Kelmend Balilin, kjo është tradhti e rëndë. Shikoni këtë kontratë tjetër. Në datë 6.7.2016, kontratë me Albuniversal.shpk e themeluar nga Albin Bashkim Balili, vëllai i Kelmend Balilit. Dhënë nga partia e tyre, për këta njerëz. 90 hektarë tokë bujqësore për t’i mbjellë me arra dhe shegë” tha Braçe.

Braçe tha LSI u ka dhënë para dhe toka njëkohësisht njerëzve të afrët të saj, duke mos lënë njerëzit e thjeshtë as t’u afrohen këtyre grandeve.

“Ministria e Bujqësisë u ka dhënë njerëzve edhe tokë edhe lekë. U ka dhënë grande.

Kam këtu një kompani që jep 82.696 ha tokë bujqërose dhe nga ana tjetër i jepen edhe 240 milion lekë. Alb Fruit ia janë 103 milion lekë dhe 240 ha toka “, tha Braçe.

Në përfundim të interpelandcës, kryetari i Grupit të PS-së Taulant Balla kërkoi 5 minuta pushim. Ai tha se duhet të presim që në sallë të futet ish-ministri, i cili ka dhënë toka për kriminelin Klement Balili.

TPZ.AL