TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia greke ka publikuar mesditën e të enjtes të dhënat e identitetit dhe fotografitë e dy shtetasve shqiptarë që akuzohen si autorë të vrasjes së avokatit të njohur, Mihalis Zafiropoulos në Athinë.
Fotografia e parë, bërë në ambientet e policisë, është e personit që ka pranuar se qëlloi kundër avokatit duke i marrë jeteën.
Duket se policia nuk ka mundur të veçojë identitetin e tij real, prandaj dhe ka dhënë disa emra e mbiemra.
Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi. Ndërsa emri, Kastriot, Lavdërim, Mikel. Njëlloj edhe për prindërit rreshtohen disa emra. Madje as ditëlindja e të arrestuarit nuk është konkluduar. Në komunikatën e policisë jepen tre vite të mundshme, 1985, 1989, 1991. Vendlindja Shqipëri.
Ndërsa personi në kërkim quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.
Publikimi, që u bë me lejen e prokurorisë dhe ka afat deri më 1 maj 2018, synon kompletimin e të dhënave për hartimin e dosjes penale, por edhe gjetjen dhe arrestimin e njerit prej autorëve, të Matës, që mendohet se është në Shqipëri.
Policia ka publikuar dhe fotografi nga gjetjet e kontrollit në banesën e Ibrahimit, në lagjen Kalithea në Athinë: një kallashnikov me krehër dhe 300 fishekë, një pistoletë, një granatë dore, 2 uniforma policie, një paruke, lëndë eksplozive dhe detonatorë.
Dy shtetasit shqiptarë akuzohen se mbrëmjen e 12 tetorit 2017 ekzekutuan avokatin grek, Mihalis Zafiropoulos, në zyrën e këtij të fundit. Sipas policisë, ata kishin për qëllim vetëm ta frikësonin, duke e qëlluar në këmbë, mirëpo plumbi e mori në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Bashkë me dy autorët, policia ka implikuar në këtë çështje dhe tre shtetas të tjewrë shqiptarfë, që akltualisht ndodhen në burg për vepra të tjera.