TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca parlamentare, degradoi sot në ofendime dhe fjalë rrugësh. Kryeministri Edi Rama, duke provokuar me greqishten e tij, nxorri nga goja përpara të gjithë deputetëve fjalë jo të hijshme.
“Kërceni atë palikarin, si quhet ajo. Jeni të gjithë havaja e dashit.” – u shpreh Rama.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i Bashës, i cili, tha se kryeministri po flet me fjalët më të ndyra, ndërsa deputetët socialistë argëtohen.
“Kështu si e ka nisur në fund të seancës, do heqë edhe çorapen. Ai po flet fjalë të ndyra, duke thënë fjalë turpi dhe duke improvizuar fjalë greqisht. Qeshni, qeshni, duke mbuluar fjalët e tij. E bën këtë, vetëm për të mos iu përgjigjur një pyetje: A je t’i Edi Rama që e ke bërë Shqipërinë një vend narko-trafikant dhe strehë të krimit?” – u shpreh Basha.
/TPZ.AL/