AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 14:12

Rama sqaron kuptimin e fjalës "Palikari" (Video)

Rama sqaron kuptimin e fjalës "Palikari" (Video)

Kryeministri Rama sot në Parlament, ka përdorur dy  fjalë të gjuhës greke, por që në shqip nuk tingëllojnë bukur.

Disa herë ai është drejtuar deputetit Berisha me fjalët: qirje Sali, ndërsa u është drejtuar demokratëve me shprehjen: ik kërceni palikarin.

Kreu demokrat Basha ka reaguar ne foltore, duke e cilësuar këtë fjalor, një “gjuhë të ndyrë”, por Rama gjithashtu nuk ka vonuar të replikojë mbi këtë argument.

Në videon më poshtë, Rama i përgjigjet Bashës, duke i thënë se mësuesit e tij të gjuhës janë Konica dhe Fan Noli, ndërsa mësuesit e Bashës janë Saliu dhe Monika.

 VIDEO: