TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, është shfaqur ditën e sotme në një takim me gazetarët, kryesisht gazetarët e terrenit, të cilët Edi Rama i ofendoi gjatë një komunikimi javën e kaluar.
Meta bëri apel që të respektohet integriteti profesional i gazetarëve.
"Respektoni integritetin professional të gazetarëve. Të mos intimidojë askush këtë integritet professional apo edhe personal. Kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarëve, është cënuar themeli i sistemit tonë demokratik. Këtë ndjeshmëri e ka e gjithë shoqëria jonë."
Deklaratat e Metës i drejtohen kryeministrit Rama, i cili në përpjekje për të larguar vëmendjen nga droga dhe skandali Tahiri, ka nisur një luftë më gazetarët.
Presidenti Meta, njihet si një figurë politike e përmbajtur sa i përket deklaratave për gazetarët dhe mediat, megjithatë edhe ai ka patur shqetësimet dhe përplasjet e tij me median, kryesisht me agjensinë BIRN, të cilën e ka cilësuar si media të Sorosit, gjatë kohës që kjo media publikonte faturat që LSI kishte paguar për lobim në SHBA.
TPZ.AL