AKTUALITET, 2 Nëntor 2017, 13:47

Rrëfehet polici i arrestuar: Jam përdorues droge, kam jetën time private...

Rrëfehet polici i arrestuar: Jam përdorues droge, kam jetën time

 

Fatmir Meço, ish polic në Durrës ka dalë sot para gjykatës, i akuzuar se ndihmonte shpërndarësit e drogës. Meço ka habitur me deklaratën e tij, ku ka pranuar se ishte përdorues droge, por e kishte fshehur këtë fakt kur kishte aplikuar për punë në polici.

“Jam përdorues i kanabis sativës. Para dy vjetësh kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge. Kisha detyrë si polic ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike, por une kam edhe nje jete private”– ka thene ai.

Polici u la në burg, bashkë me personin tjetër, me të cilin ishte arrestuar.