SPORT, 6 Korrik 2018, 23:19

Në Brazil, mediat “qajnë” daljen nga Botërori

“Cfarë dreqin…”. Eshtë emblematik titulli i Globoesporte, faqja kryesore sportive braziliane, pas humbjes dhe eleminimit të Brazilit kundër Belgjikës në Botërorin e Rusisë. Në bankën e të akuzuarve Fernandinho, Paulinho e Gabriel Jesus autorë të një prezantimi negativ ashtu si Neymar “që nuk bëri asnjë diferencë”.

“Fundi i ëndërrës”, titullon Lancenet, që shpëton Neymar. “Numri 10 luftoi, krijoi hapësira e në fund goditi me precizion, por portieri rival eleminoi Brazilin “.

Folha e San Paolos titullon, “Brazili humbet me Belgjikën dhe del jashtë”.