AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 13:47

VIDEO/ Aksidenti "një në një milion", djali shpëton pasi i shpohet kafka nga shtiza

VIDEO/ Aksidenti "një në një milion", djali

Një djalë 10 vjeçar në SHBA, gjendet në spital pas një aksidenti "një në një milionë", kur një shtizë që pjek mishin, depërtoi nga fytyra në kafkën e tij.

Doktorët shprehen se një mrekulli ka ndodhur, sepse pajisja nuk ka prekur trurin, shtyllën kurrizore apo arterie kryesore dhe djali ka shpëtuar për mrekulli, raporton Kansas City Star.

Aksidenti nisi kur Xavier, u sulmua nga një insekt në një shtëpi mbi pemë, në Mizuri, SHBA. Kafka e tij u shpua tej për tej dhe ai u dërgua menjëherë në spital, ku fatmirësisht u konstatua se nuk ishin prekur organe vitale. Xavier tashmë gjendet në spital dhe po rikuperohet.