AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 12:46

Flasin rusët e dyshuar për helmimin e Skripalëve: Jemi thjesht turistë!

Flasin rusët e dyshuar për helmimin e Skripalëve: Jemi thjesht
Emrat e dy rusëve janë publikuar si të dyshuar, në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe të bijës, në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ata pretendojnë se janë thjesht turistë.

Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, i thanë kanalit RT, se ata po vizitonin Salisbërin dhe u kthyen në Londër brenda një orë, sepse binte shi.

Të dy rusët akuzohen se kanë tentuar të vrasin ish spiunin Skripal dhe vajzën e tij. Autoritetet britanike, i kanë përshkruar ata si agjentë të shërbimit inteligjent të ushtrisë, GRU. Burimi: BBC  /TPZ.AL/