TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas miratimit të ligjit për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook” ajo shkruan se mazhoranca do vazhdojë të gënjejë për sa kohë qëndron në pushtet.
Më tej Tabaku shpjegon se Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, “para për ish-të persekutuarit”, dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.
Postimi i plotë:
Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.
Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve.
Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë.
Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë. TPZ.AL