AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 13:12

Mazhoranca rrëzon me 74 vota dekretin e Metës për tatimin mbi të ardhurat

Mazhoranca rrëzon me 74 vota dekretin e Metës për tatimin mbi

Vetëm me votat e mazhorancës është rrëzuar dekreti i presidentit Ilir Meta për tatimin mbi të ardhurat, ndërsa ka miratuar ligjin për dëmshpërblimet për ish të përndjekurit.

Mazhoranca ka përdorur 74 votat e saja për të rrëzuar Dekretin e presidentit për tatimin mbi të ardhurat është rrëzuar me 74 vota pro dhe asnjë kundër.

Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.

Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15,” tha Ahmetaj.TPZ.AL