AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 12:20

Balla-Bashës: S’bëhet vettingu i politikës nga politikanët, tërhiqu!

Balla-Bashës: S’bëhet vettingu i politikës nga

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nga foltorja e kuvendit iu përgjigj Lulëzim Bashës për kërkesën e vettingut politikë.

Balla tha se pas disa muajsh përpjekje për të ndaluar reformën në drejtësi vjen kjo iniciativë e Bashës që është një projekt koti për të dobësuar SPAK e BKH.

Balla i kërkoi Bashës të tërhiqet nga kjo nismë ndërsa duke i kujtuar një shprehje të Jozefina Topallit, për të cilën tha se është rasti i vetëm ku bie dakord.

Deklarata e Ballës:

Hetimin tim, tëndin, të Metës, Ramës e kujtdo tjetër mund ta bëjë vetëm SPAK e BKH.Nuk bëhet vettingu i politikës nga vetë politikanët, ky propozim nuk merret me pasuritë e politikanëve, me familjarët e politikanëve, aty ku buron edhe korrupsioni si edhe me dënimin e politikanëve të korruptuar.

Tërhiqe mbrapsht shpifjen e radhës Lulzim. Një herë i kam dhënë të drejtë Jozefina Topallit, kur tha se ty edhe të të pyesësh sa është ora ti edhe këtu gënjen. TPZ.AL