AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 11:50

Vasili: “Lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri”

Vasili: “Lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me shpërndarjen e librave për nxënësit e klasave I-IV.

Vasili shkruan se “lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri”.

Më tej akuzon se qeveria po vjedh djersën e prindërve për dhuratë po fëmijëve të tyre.

Postimi i Vasilit:

Lëngaraqët e qeverisë rrugeve me librat e fëmijëve se i marri jua kërkon.

Lëngaraqët e qeverisë janë lëshuar rrugëve dhe ndajnë libra gjoja gratis me urdhrin e një të marri.

Librat janë blerë me djersën e nenave dhe baballarëve të fëmijëve.

Lëngaraqët e qeverisë jua vjedhin djersën e prindërve dhe duan t’jua shesin për dhuratë po fëmijëve të tyre, se një i marrë jua kërkon.

Mjerim i madh për këta ministra.

Po personalitet, a dinjitet, a respekt për veten e për fytyrën e tyre, a kanë këta ministra, që për t’i bërë qejfin një të marri dalin rrugëve e ndajnë libra si LËNGARAQË…….

TPZ.AL