TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga qyteti i Durrësit aty ku opozita po zhvillon mbledhjen, kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës për lidhje me krimin e organizuar.
Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk e do vettingun në politikë, por ai do bëhet.
Basha tha se politikanët e lidhur me krimin do marrin atë që meritojnë dhe se Vettingu në politikë nuk pengon hetimet nga drejtësia.
Deklarata e Bashës:
Do ja shkurtojmë ditët qeverisë Rama. Ai nuk e do vettingun në politikë, sepse vettingu në politikë ka për qëllim largimin e politikanëve të lidhur me krimin.
Ka lancuar një fushatë false me gënjeshtra. Ju them qytetarëve se ne e kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Kam marrë mijëra mesazhe mbeshtetje dhe ju them se vettingu në politikë do bëhet. Të gjithë të lidhurit me krimin do marrin atë që meritojnë.
Vettingu në politikë nuk e pengon hetimin nga drejtësia, prandaj t’i hedhim poshtë mashtrimet e Ramës. TPZ.AL