AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 11:40

Vrau prindërit e tij, Metallari-gjykatës: Dua gjykim të shkurtuar

Vrau prindërit e tij, Metallari-gjykatës: Dua gjykim të shkurtuar

Mirald Metallari një vit më parë vrau prindërit e tij për shkak të një konflikti për murin, ka kërkuar ditën e sotme nga gjykata, gjykim të shkurtuar.

Kërkesa e Metallarit nuk është pranuar nga gjykata, madje është rrëzuar.

Metallari vrau prindërit e tij më datë 24 korrik 2017 në Bathore, teksa Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, teksa ndërtonin një mur betoni në oborrin e shtëpisë u konfliktua me të atin punonjës policie, e më pas e qëlloi atë duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërsa nënën e tij 47 vjeçare Nurie Metallari e plagosi sepse ndërhyri të ndalonte konfliktin, më pas u transportua në spital për mjekim por nuk mbijetoi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.07.2017, rreth orës 11:20, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në Bathore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar dyshohet se Mirald Metallari, 21 vjeç ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, shtetasi M. M., 62 vjeç, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N. M., 47 vjeçe cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. TPZ.AL