TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të mbledhjes së opozitës në Durrës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me propozimin për vettingun në politikë.
Më tej ajo tha se vendi ka nevojë për çlirim nga krimi, dhe hapi i parë do të jetë vettingu i politikanëve.
Deklarata e Kryemadhit:
E gjithë opozita po konsolidohet, partitë politike po shtohen më shumë . Përballë ka një parlament të grabitur nga bandat dhe nga duart e Ramës që kërkon të manipulojë ç’po ndodh. Sot e vetmja ndasi është me krimin e organizuar.
Aksioni opozitar është mese i qartë presim po apo jo nëse Rama është kundër apo pro vettingut në politikë.
Opozita nuk i trembet vetingut. Toyta yaris nuk ishte e opozitës, ishte e Taulant Ballës, Rama të thotë është pro apo kundër. Çdo fshehje emocionale apo makth e kanë të pamundur ta shmangin. Nëse ne do ishim gabim partitë e tjera nuk do na bashkoheshin dhe Rama nuk do mbetej vetëm.
TPZ.AL