AKTUALITET, 13 Shtator 2018, 10:50

Banesa të ndërtuara para ‘91', Lame: Të hënën fillon legalizimi!

Banesa të ndërtuara para ‘91', Lame: Të

Kreu i ALUIZNI-T, Artan Lame përmes një deklarate për mediat tha se qytetaret që kanë banesa apo objekte të ndërtuara para vitit 1991 dhe që nuk zotërojnë dokumentin e pronësisë të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t duke nisur nga kjo e hënë për të aplikuar për legalizimin e këtyre banesave.

Lame tha se numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim i qeverisë është 40-60 mijë.

Dhënie dokumenti për pronarët që kanë ndërtuar para vitit 1991 dhe nuk kanë dokumentin e pronësisë. Numri i banesave varion nga 40 deri në 60 mijë, pasi nuk është bërë një census për këtë kategori. ALUIZN-i do zbatojë vendimin e qeverisë.

Duke filluar nga e hëna e kësaj jave, të gjithë qytetarët mund të paraqiten në sporteleve tona për të aplikuar për regjistrimin” shpjegoi Lame.

Risitë kryesore të vendimit

1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI-t);

2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;

3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

Vendimi mban datën 18.07. 2018 “Për përcaktimin e procedurës të kalimit të pronësisë dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre”. /TPZ.AL/