TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës Lulëzim Basha gjatë mbledhjes së sotme në Durrës ka ftuar për bashkëpunim kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.
Largimi nga koalicioni me mazhorancën vlerësohet si lajm i mirë nga kryedemokrati Basha.
Basha shpjegoi se do të nisi diskutimet me Idrizin për të krijuar strategjinë e rrëzimit të Edi Ramës nga qeveria.
Deklarata e Bashës:
Në këtë kuadër mirëpres kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, për të nisur bisedimet me Partinë Demokratike dhe opozitën, bazuar në parimet dhe objektivat e shpallura, për çlirimin e vendit nga bashkëqeverisja me krimin, të vendosjes së interesit të shqiptarëve, të interesit të qytetarëve shqiptarë dhe interesave kombëtare, mbi interesat e bandës në pushtet dhe të formulimit të zgjidhjeve të përbashkëta për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare ku e ka futur vendin Edi Rama dhe banda me të cilën ai bashkëqeveris.
TPZ.AL