TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës lajmëron se ka arrestuar dy persona të shpoallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ciro Dentice 50 vjeç , i dënuar në Itali me 5 vite burg për pastrim parash dhe Lefter Lamaj, 49 vjeç, akuzuar “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Shtetasi italian, sipas policisë, është dënuar nga gjykata e Triestes në 17 maj të vitit 2012 me 5 vite e 2 muaj burg , për veprën penale “shkelje e ligjit për drogat, kokainë”, “Pastrim Parash”, “Falsifikim”, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet 3 muaj e 7 ditë burg.
Ndërsa për shtetasin Lefter Lamaj, autoritetet italiane kanë vendosur masën e sigurimit “arrest me burg”, për akuzat e mësipërme.
TPZ.AL