AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 13:27

Vasili: Ruçi e Rama, tradhtarë të interesave të vendit

Vasili: Ruçi e Rama, tradhtarë të interesave të vendit

Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili,  ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi se e ka pushtuar sallën e parlamentit me të njëjtin skenar siç vrau në 2 prill, demostruesit.

Vasili e konsideroi kreun e qeverisë dhe Kuvendit si "tërësisht kuislingë, tradhtarë të interesave të vendit, tradhtarë të interesave të qytetarëve", që sapo miratuan aferat e tyre korruptive.

"Praktikisht, ky pushtim i sallës së parlamentit realizohet po me të njëjtët personazhe dhe skenarë, të cilët vranë qytetarët para viteve ’90, vranë njëkohësisht edhe në 2 prill, tani po vrasin edhe parlamentin. Sot është dita më e zezë në karrierën e kryetarit të parlamentit", tha Vasili.

Ai tha se sot 2 prilli u konsumua në sallën e Parlamentit. U vra Parlamenti dhe përfundimisht e drejta legjitime e popullit për t’i vënë gjërat në vendin e duhur, është një e drejtë e patjetërsueshme."