TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nis seanca për të katërtën herë. Demokratët nuk lëvizin nga foltorja. Ndërkohë që Ruçi i jep fjalën deputetëve të flasin nga vendi, duke këmbëngulur të vazhdojë seancën me forcë.
Rrokaj nuk pranon të marrë fjalën. Ndërsa debutetët godasin tavolinat. Demokratët kërkojnë t’i jepet fjala Spahos. Ky i fundit, ndonëse është përjashtuar me vendim të Ruçit, nuk e ka lënë sallën.
I gjithë grupi parlamentar i PD-së ndodhet në foltore.
Deputetët e PS-së e marrin fjalën nga vendi.
Ruçi i jep urdhër gardistëve të qëndrojnë në kordon në mes të deputetëve të opozitës dhe mazhoranës.
Ndërkohë PD ka sqaruar se Edmond Spaho mori fjalën për të kërkuar që në sallë të vinte kryeministri i vendit./TPZ.AL
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10156006287824909/