AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 12:04

Basha: Vendi në kthetrat e krimit, opozita do të marrë fatet e shqiptarëve në dorë

Basha: Vendi në kthetrat e krimit, opozita do të marrë fatet e

Pas ndërprerjes së seanvcës me 20 minuta kërkuar nga deputeti Erjon brace, ka folur kryetari i Partisë Demokratike. Sipas Bashës, ekstradimi i Nezar Seitajt është skandali më i madh i 27 vitev.

“ Kur ishte bërë gati të kthehej në bashkëpunëtor i drejtësisë, ai u largua. Në këtë mënyrë do ti jepte shqipërisë peshkun e parë të madh. Do fliste për autorët e krimit më të maëdhenj në vend.

Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur të gjitha ligjet, duke i mbyllur gojën për të mbrojtur Tahirin dhe mafien në pushtet”, tha Basha.

Ai sqaroi edhe situatën e sotme në Kuvend, kur Edmond Spahos iu pre fjala.

“Sot opozita kërkoi fjalën për të kërkuar në Kuvend pranimin e Edi Ramës aty. E rëndë është bashkëpunimi i ministrit të Brendshëm me bandat e drogës, por më i rëndë është fakti që kryeministri, ministri i Brendshëm, prokuroria, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Burgjeve, u bënë bashkë për të këtë çështje.

Vendi është në kthetrat e mafies. Opozita nuk do pranojë kurrë ti mbyllet goja.

Ky nuk është më në kuvend.

Premtoj sot se opozita do të jetë në ballë për të marrë fatet e këtij vendi”, tha Basha./TPZ.AL