AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 13:08

Thirrjet e opozitës: "Kriminel, hajdut", mazhoranca miraton aeroportin e Vlorës, rrëzohet KLGJ dhe KLP

Mes kaosit në Kuvend, janë kryer votimet për disa projektligje. Lista e kandidatëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit nuk ka kaluar.

Në këtë votim morën pjesë vetëm deputetët e maxhorancës, pasi deputetët e opozitës protestonin.

votimi

Lista me kandidatët si për  KLP-në dhe KLGJ është rrëzuar pasi duheshin 94 vota.

Votimi KLP dhe KLGJ

KLGJ: 73 pro, asnjë kundër, një abstenim nuk miratohet

KLP: 73 pro, një abstenim asnjë kundër, nuk miratohet

votimi areoporti i vlires

Po ashtu ditën e sotme është bërë votimi dhe për miratimin e nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës.

Votimi për aeroportin e Vlorës

Aeroporti i Vlorës, miratimi në parim: 74 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim