TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa protestonin me thirrjet “hajdut” dhe “kriminel” në parlament, deputetët e opozitës u filmuan për pak sekonda nga kryeministri Edi Rama.
Në fokus të objektivit të Ramës ishte Lulzim Basha që thërriste dhe përplaste duart në foltore, i shoqëruar nga deputetët e tjerë. Por po ta shohësh me kujdes videon duket deputeti i PD-së, Ervin Salianji, që kur sheh Ramën duke filmuar i ngre gishtin e mesit. Salianji e përsërit sërish veprimin e tij, duke e detyruar Ramën të mbyllë planin dhe të fokusohet të Basha.
Por gishti i Salianjit del sërish në pamje megjithë përpjekjet e Ramës për ta fshehur. Nuk dihet si iu përgjigj kryeministri sinjalit të deputetit të PD-së, duke pasur parasysh që ai është familjar me këto xheste dhe fjalë në sallën e parlamentit.