AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 10:53

Ruçi përjashton dhe gjobit deputetin Edmond Spaho, ndërpritet seanca

Ruçi përjashton dhe gjobit deputetin Edmond Spaho, ndërpritet

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e ditës së sotme dhe e ka gjobitur me heqjen e një dite pune, deputetin demokrat njëkohësisht dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho.

Ruçi paralajmëroi deputetët demokrat duke përmendur nenin 65 paragrafin e fundit.

Spaho dhe grupi i tij parlamnentar bllokuan foltoren pas heqjes së fjalës së Edmond Spahos nga ana e Ruçit.

Spaho u ngrit në foltore dhe kërkoi të fliste për skandalin e ekstradimit të Nezar Seitajt./TPZ.AL