AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 10:40

Tension në kuvend, opozita bllokon foltoren, Ruçi i drejtohet Bashës: Mos bëj si halabak!

Tension në kuvend, opozita bllokon foltoren, Ruçi i drejtohet

Seanca plenare e ditës së sotme është ndërprerë, pasi opozita ka bllokuar foltoren. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, kishte marrë fjalën për procedurë dhe nisi të flasë për ekstradimin e Nezar Seitajt. Kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën dhe ky ka qenë momenti kur Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së, janë drejtuar tek foltorja duke krijuar tension në sallë.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi, i është drejtuar Bashës duke i thënë: "Mos bëj si halabak, bëj si lider, mos prek punonjësit e shërbimit."

/TPZ.AL/ 

[gallery ids="64017,64018,64019"]