TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dëshmia e Mario Meshinit, i cili u ndodh në vendngjarje në momentin e vrasjes së Devi Kasmit, tre ditë më parë në kryeqytet, pritet të jetë ndihmë e fortë për hetimet e policisë. Ai është paraqitur para uniformave blu në gjendje të tronditur psikologjike. Gjatë marrjes në pyetje, Meshini ka thënë se e njeh Devi Kasmin prej 7 muajsh pasi i ka prezantuar kunati i vet.
Gazetarja Doriana Bezat raporton për “BalkanWeb”, se në dëshminë e tij, Mario Meshini ka treguar detajet që ka mundur të vërë re në lidhje me autorët.
“Me Devi kasmin na bashkonte pasioni për palestrën. Vrasësi ka qenë mbi 180 cm i gjatë dhe me shumë mjekër. Ka pasur në kokë një kapuç të zi dhe të palosur te balli. Drejtuesin e motorit me të cilin u larguan autorët nuk e pashë”, rrëfen ai.
Meshini thotë se vrasja ka ndodhur para se ai të takohej me Devin, dhe në momentin e ngjarjen po qëndronte ende në motorin e tij.
“Sapo zbriti viktima nga makina u qëllua pas shpine. Nuk ka pasur asnjë djalog mes vrasësit dhe viktimës”.
“Në momentin që u qëllua Kasmi, unë ngrita duart lart dhe thashë se nuk kisha lidhje me të. “S’kam gjë me të”, u thashë. Dhe pastaj autori u largua me vrap drejt motorit”, rrëfen Mario.
Më tej, ai shtron se pak sekonda pas ngjarjes u largua dhe vetë, pa prekur asgjë në vendngjarje.
Një ditë më parë, gazetari Artan Hoxha tha në “News24”, se mesazhi i gjetur në celularin e viktimës ka bërë që të identifikohet shtetasi Mario meshini, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes. Ka qenë pikërisht Mario Meshini, personi që i ka kërkuar Devi Kasmit të dalë nga banesa. Por sapo ky i fundit ka dalë, janë vënë në lëvizje dy autorët e ngjarjes, të cilët janë afruar me një motor. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë drejt Devi Kasmit, i cili nuk ka mundur të nxjerrë armën e tij, duke qenë se lëvizte i armatosur.