AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 11:15

Ndërpritet për herë të tretë seanca, Ruçi urdhëron gardistët të largojnë Spahon

Ndërpritet për herë të tretë seanca, Ruçi

Në nisje për të tretën herë të seancës së Kuvendit, kryetari Gramoz Ruçi ka urdhëruar punonjësit e gardës të largojnë nga salla deputetin Edmond Spaho.

Ruçi i ka bërë thirrje disa herë Spahos të lironte foltoren pasi e kishte përjashtuar.

Ruçu i ka cituar sërish nenin 65, ku thuhet se "drejtuesi ndërpret seancën dhe jep porosi shërbimit të Kuvendit për të zbatuar urdhërin". Ai tha se punonjësit e shërbimit në sallë duhet të largojnë Spahon./TPZ.AL