TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një reagim pas ndërprejes së seancës tha se mazhoranca ka frikë nga fjala e opozitës në Kuvend. Ajo tha se e priste këtë situatë, të krijuar sipas saj nga Ruçi, por shtoi se ata nuk do të mund të shpëtojnë dot Ramën nga përgjegjësia si kryeministër që jo vetëm e shkatërroi shqipërinë por e dhunoi atë.
Kryemadhi tha se protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment.
Sipas saj protestat vazhdojnë tek naftëtarët, banorët e fierit që nuk duan plehrat, studentët, deputetët, tek ata qytetarë që quhen shtresa e mesme dhe që Rama i shkatërroi me taksa të larta.
“Mos u shqetësoni se sot isha me këpucë. Çizmja ishte simboli, por çizmja më e rëndë është ajo e korrupsionit që do t’i bjerë në kokë Edi Ramës”, tha Kryemadhi.
Kthimi në Parlament do të jetë në momentin kur Kuvendi t’i kthehet normalitetit dhe të mos dhunohet Kushtetuta./TPZ.AL