AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 11:33

Babai i tre fëmijëve me lot në sy, e hoqën nga puna se ishte me LSI

Babai i tre fëmijëve me lot në sy, e hoqën nga puna se ishte

Dashmir Cara, një punonjës i ASHR-së në Tiranë tregoi me lot në sy në emisionin Stop se ishte hequr nga puna si dezinfektues, pasi ishte filmuar në një mbledhje të LSI-së.

Ai tregoi se njoftimi për shkarkimin i erdhi, pasi mori pjesë në një aktivitet të LSI-së në njësinë numër 11. Dashmiri tregon, se ka tre fëmijë, njëri prej të cilëve me probleme shëndetësore, dhe paga e tij si dezinfektor, është e ardhura e vetme, me të cilën mbahet familja.

Drejtori Dritan Ulqinaku tha se largimi nga puna ishte për performancën e dobët në punë. Si përfundim betohet mbi “statutin e Stop”, se po u kthye në punë, nuk do të marrë kurrë më pjesë në aktivitete partiake…!!!

https://youtu.be/dGzX0kTZ54E