AKTUALITET, 1 Shkurt 2018, 10:59

Paloka: Deputetët e opozitës u kontrolluan para seancës

Paloka: Deputetët e opozitës u kontrolluan para seancës

Para nisjes së seancës, deputetët e Partisë Demokratike janë përballur mëngjesin e sotëm me kontrollin e sigurisë të Parlamentit. Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.

Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën…Ne jemi deputet nuk jemi as terroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.” – tha Paloka.

Kryeparlamentari Ruçi tha se do të bënte verifikimin pasi nuk ishte në dijeni.

Do ta verifikoj, nuk e di si është, sapo u njoftova.” – është përgjigjur Ruçi./TPZ.AL