AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 16:27

Vasili: Rama në protestë me studentët, kundër vetes së tij

Vasili: Rama në protestë me studentët, kundër vetes së

Kreu i Grupit Palamentar të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar vendimet e sotme të qeverisë për studentët, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama po proteston me studentët, kundër vetes.

Vasili shkruan në ‘Facebook’ se Rama kur sheh revolucione të tilla jo vetëm i udhëheq kundër vetes së tij, por e imagjinon veten edhe si një lider global.

Kreu i Grupit Parlamentar teksa mbyll analizën e tij për kryeministrin Rama, shkruan se kura e vetme për të është ‘druri popullit’.

Postimi i Petrit Vasilit

Edi Rama ne proteste me studentet kunder Edi Rames kryeminister,psikiatria dorezohet perpara tuafit !!!

Psikiatria e pafuqishme perpara rastit Edi Rama.

Ky tuaf sheh turma gjigande imagjinare studentesh, qe ky i prin dhe ato brohorasin kunder Edi Rames batakçi.

Sheh revolucione, qe ky kryerevolucionari i udheheq vete kunder atij Edi Rames grabitqar.

Sheh fusha te gjera me kanabis, qe ky i korr i vetem dhe leket i merr te gjitha vete dhe nuk i futet ne pjese ai Edi Rama kusar me ferman.

Sheh veten si kryetar i vetem i te 61 bashkive dhe te gjitha lejet e ndertimit dhe te gjitha tenderat i ben vete dhe te gjitha leket nuk i ndan me Edi Ramen hajdut te pangopur.

Sheh veten si lider i gjithe Globit ku te gjithe popujt anembane mezi presin te degjojne fjalen e tij dhe jo gomarlleqet e atij Edi Rames qe eshte i vetmi qe di ti thote.

Shkurt psikiatria po perjeton nje dite shume te veshtire,sepse te tille tuaf,qe ben sikur lufton me veten,s’e gjen ne asnje monografi a botim mjeksor te botes.

Ndaj kura e vetme ndaj Edi Rames, qe i lufton Edi Ramen eshte vetem druri i popullit sepse psikiatria atij ja besoi.