AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 15:46

Propozimi i Bashës: Të gjithë paratë e PPP-ve, 105 mln dollarë të shkojnë për Arsimin

Propozimi i Bashës: Të gjithë paratë e PPP-ve, 105 mln

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një konference për mediat të mbajtur mesditën e sotme, ka propozuar që të gjitha paratë që Edi Rama ka ndarë për oligarkët e tij, në vitin 2019 të shkojë për Arsimin.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Ka ndarë 33 milionë dollarë për Vilma Nushin, Ilir Rrapaj dhe Jani Karathanon për 3 PPP-të korruptive në shëndetësi.

Po ti mbledhim të gjitha këto bashkë, janë 105 milionë dollar që Edi Rama nuk i çon për studentët, por i çon për 7 apo 8 projekte korruptive të kontrolluara nga 3-4 njerëz të lidhur drejtëpërdrejtë me të dhe me ministrat e tij të korruptuar, siç është Arben Ahmetaj.

Nuk po futemi këtu në shpenzimet e planifikuara për PPP-të e këtij viti. Po qëndrojmë vetëm tek këto shpënzime: 150 milionë dollar, janë 30 milionë dollar më shumë se sa ç’duhet për të dyfishuar buxhetin për Arsimin e lartë.

Janë 30 milionë dollar më shumë sesa duhet që gjithë familjet me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj, mos të paguajnë më asnjë lek për tarfiat e fëmijëve të tyre në Universitet. Dalin e teprojnë, që për afro 5 mijë student që vijnë nga familje në nevojë ekstreme ekonomike, shteti të disbursojë 2 milionë e 200 mijë lek të vjetra në vit për të ju paguar qiranë dhe ushqimin.

Mjaftojnë për të përgjysmuar tarifën e studentëve për të gjithë ata që vijnë për familje me të ardhura mbi 640 mijë lek të vjetra në muaj.

Mjaftojnë për një fond prej 32 milionë dollarësh për konvikte, për biblioteka, për auditore, për të bërë më në fund rankimin e famshëm që edhe shqiptarët ta dinë se ku qëndrojnë universitetet shqiptare në krahasim me njëri-tjetrin në cilësinë e mësimdhënies dhe të vendosin ku ti çojnë fëmijët e tyre.

Dua ta përsëris qartë dhe shkoqur: Buxheti i 2019-ës i ka këto mundësi, por Edi Rama këto para nuk do ti çojë për studentët. Nuk do ti çojë për universitetet.

Do ti çojë, e përsëris: 18 milionë dollar shpenzime luksi qeveritare. 21 milionë dollar më shumë shpenzime operative, më shumë karburant, më shumë dhoma hoteli, më shumë uhdëtime me avion.

21 milion dollar më shumë sesa sivjet!

12 milionë dollar vetëm për korrupsionin tek Unaza e re.

21 milion dollar vetëm për Arben Ahmetajn dhe inceneratorët e tij në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

33 milionë dollar për Vilma Nushin, Ilir Rrapaj dhe Jani Karathano.

Këto janë prioritetet e Edi Ramës.

Mbushja e xhepave të këtyre njerëzve, mbushja e xhepave të vet dhe të ministrave të vet, janë arsyeja pse Edi Rama, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e prindërve shqiptarë, në vend që t’i për Universitetet dhe studentët i vjedh dhe i zhvat me këto projekte korruptive.

Është e qartë se degjenerimi I sistemit arsimor është pasojë e degjenerimit të qeverisjes. Po të kishim një qeveri të përgjegjëshme, po të kishim kontrollin dhe balancën e pushteteve, pot ë kishim një drejtësi funksionale, as Edi Rama, as kabineti i tij i korruptuar, nuk do të arrinin dot të bënin këtë gjëmë të madhe: të çonin 105 milionë dollar në xhepat e pak vetave, ndërkohë që studentët kanë një muaj që protestojnë për kushte më të mira dhe për një arsim cilësor e modern.

Akoma më keq. Nuk do të kishte mundësinë të gënjente kaq ashiqare, në dritën e ditës siç gënjeu sot.

Pra, është e qartë se zgjidhja nuk është dhe nuk mund të jetë thjeshtë një zgjidhje matematike, një përmisim matematik i buxhetit për të cilin ju faktova se është plotësisht i mundur.

Është dhe duhet të jetë një zgjidhje politike.

Edi Rama dhe qeveria e tij, nuk qeverisin më. Ata vetëm grabisin, mashtrojnë dhe menaxhojnë krizën dhe pakënaqësinë popullore përmes propagandës, përçarjes dhe shitblerjes të çdo faktori që mund të ndihmojë në përçarje dhe në propagandën qeveritare.

Ndaj detyra jonë kryesore si opozitë është jo vetëm të jua tregojmë shqiptarëve fare qartë se si vidhen paratë që mund të ndihmonin arsimin e lartë, por po kështu edhe rrugën që këto para most ë vidhen më. Që kjo vjedhje të ndalë dhe taksat e shqiptarëve të shkojnë realisht aty ku ka më shumë nevojë vendi, aty ku kanë nevojë më shumë qytetarët: tek arsimi, tek pensionet, tek ndihma sociale, tek shëndetësia, tek ulja e taksave, tek ulja e çmimit të naftës dhe energjisë më të lartat në rajon.

Pra, tek një pakt i ri kombëtar zhvillimi dhe për këtë padyshim hapi I parë dhe i domosdoshëm është dhe duhet të jetë: Largimi një orë e më parë I kësaj bande kusarësh që të vjedh natën e të mashtron ditën.

Faleminderit!