AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 15:05

Milanin e shpëton sistemi ‘VAR’, Frosinone del kockë e fortë

Milanin e shpëton sistemi ‘VAR’, Frosinone del kockë e

Milani vazhdon të zhgënjejë dhe tashmë është Frosinone skuadra që ka arritur t’i marrë një pikë kuqezinjve të drejtuar nga Rino Gatuzo. Në fakt, gjërat mund të kishin shkuar më keq për Milanin, duke qenë se në fundin e pjesës së parë, vendasit arritën të kalonin në avantazh, por pas ndërhyrjes së sistemit VAR, u vendos që të anulohej goli.

i në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë kuqezinjtë kanë arritur të dominojnë duke krijuar disa raste të rrezikshme para portës së Frosinones që renditet në vendin e parafundit, por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Me fillimin e pjesës së dytë, ka qenë Krutone ai që ka humbur një shans të mirë për të shënuar me një goditje me kokë, por topi përfundoi jashtë kuadratit, ndërkohë që shanse ka pasur në vazhdim nga të dyja skuadrat ku duhet veçuar edhe një mundësi për Frosinonen në fundin e takimit me anë të Çianos, por goditja e tij u largua në goditje këndi nga Donaruma. Me këtë barazim, Frosinone qëndron në vendin e parafundit me 10 pikë pas 18 javësh, ndërsa Milani qëndron përkohësisht në vendin e 5 me 28 pikë, ndërkohë që më vonë luhen ndeshjet e tjera.