TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përsëritur sot se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale (”shutdown”) nuk do të revokohet deri sa të sigurohen fondet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Ai njoftoi se do të shkojë në kufirin me Meksikën në muajin janar për një vizitë në një pjesë të re të pengesës në ndërtim e sipër, shkruan atsh.
“Nuk e di se kur qeveria do të rihapet, por mund t’ju them se nuk do të rihapet derisa të kemi një mur apo një gardh, ta quajnë si të duan atë”, tha Trump duke folur në zyrën Ovale pas një telefonate me ushtrinë amerikane për përshëndetjet e rastit për Krishtlindjet, raportoi CNN.