TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubet shqiptare humbasin pozicione të rëndësishme në renditjen e UEFA-s për klube. Flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare vazhdon ta mbajë lart Skënderbeu, ndërkohë që pozicione të kënaqshme kanë edhe Shkëndija, skuadra shqiptare që luan në Maqedoni e Kukësi.
UEFA e azhornon çdo muaj renditjen e klubeve dhe ajo që bie në sy është fakti se dy skuadrat shqiptare më të suksesshme në vend janë në rënie. Skënderbeu mbetet në vendin e parë, por me ndryshimin se tani pozicionohet në vendin e 157-të. vetëm 20 vende më poshtë është skuadra e Shkëndijës, e cila po ashtu ka shigjetën e kuqe, çka tregon se ka rënie, për faktin se skuadrat e ndodhura pas saj mund të kenë qenë në fazën e grupeve të kompeticioneve të UEFA-s.
Skuadra e tretë shqiptare është Kukësi, që ndodhet në vendin e 213-të, ndërsa më pas duhet të shohim gati 91 vende më poshtë, për të gjetur Partizanin, që është në vendin e 322-të. Laçi ndodhet vetëm 6 vende poshtë “demave”. Renditja e skuadrave shqiptare pasohet nga Shkupi. Për t’u veçuar Drita, e cila tani e sheh veten në vendin e 372-të, vetëm një vend mbi Luftëtarin.
Renditja përfshin të gjitha skuadrat që kanë marrë pjesë në arenën ndërkombëtare, duke bërë që pjesë e kësaj renditje të jenë edhe Tirana, Teuta dje Flamurtari që ndodhen respektivisht në vendet 376, 378 dhe 379. Dy skuadrat nga Kosova, Prishtina dhe Trepça, mbyllin këtë klasifikim.