AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 14:05

Politikani qëllohet për vdekje në makinë/ VIDEO+FOTO

Një politikan pakistanez është qëlluar për vdekje në makinë. Syed Ali Raza Abidi ishte vënë në shënjestër nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij Karachi.

46-vjeçari udhëhoqi partinë laike Muttahida Qaumi Movement-Pakistan (MQM-P), por dha dorëheqje nga partia në shtator për "arsye personale".

Njerëz të armatosur, që nuk janë identifikuar ende, hapën zjarr mbi makinën e Abidit kur mbërriti në shtëpi. Sulmuesit u larguan nga vendngjarja me një motoçikletë. Abidi më vonë vdiq në spital.

"Është e vështirë të thuhet motivi i sulmit,"-tha një zëdhënësi i policisë së Karachi. "Nëse është çështje personale, politike apo fetare. Po hetohet nga të gjitha këndet."

Presidenti Arif Alvi dënoi vrasjen e mikut të tij në një postim në Twitter.

Abidi u zgjodh në Asamblenë Kombëtare të vendit në vitin 2013. Por dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar për tu bashkuar me partinë PSP rivale e MQM-P.

Dy anëtarë të Partisë Pak Sarzameen (PSP) u vranë të dielën në Karachi.