AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 15:35

Nuk i shkon në seancën në gjyq, Berisha për Ballën: Tualeti është gjithmonë me defekt!

Nuk i shkon në seancën në gjyq, Berisha për Ballën:

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ishte sot në gjyq për padinë që ka ngritur ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa djali i ish-kryeministrit Berisha ka kërkuar dënimin e Ballës për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ.

Me anë të një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha ka ironizuar për mungesën e Taulant Ballës duke deklaruar se: “Tualeti i seancave parlamentare, eshte gjithmone me “defekt” kur ka seanca gjyqesore.”