TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimeve të qeverisë dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku shpjegonte qëndrimin e tij në lidhje me kërkesat e studentëve, nuk ka vonuar as përgjigjia e lëvizjes “Për universitetin”.
Kjo lëvizje e cilëson vendimin e qeverisë, shumë pak dhe me hile, ndërsa shton se protestat do vazhdojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Ndërsa ndalet te kërkesat e studentëve të masterit, kjo lëvizje shkruan se shumica e studentëve vazhdon të paguajë tarifat vjetiore ekzistueve.
“Gjatë daljes së sotme publike, kryeministri Rama nuk habiti askënd me refuzimin e tij për t’u dhënë zgjidhje substanciale kërkesave të studentëve”, shkruhet në qëndrim.
Qëndrimi i plotë
SHUMË PAK, SHUMË VONË, ME HILE
Gjatë daljes së sotme publike, kryeministri Rama nuk habiti askënd me refuzimin e tij për t’u dhënë zgjidhje substanciale kërkesave të studentëve:
a. Universitetet publike do të vazhdojnë të vuajnë nga pasiguria financiare, e cila sjell me vete rritjen abuzive të kuotave të studimeve master, lëshimin e notës dhe komercializimin e jetës universitare.
b. Diplomoret private do të kenë sërish mundësi të fusin duart në buxhetin e shtetit.
c. Tarifat e studimeve mund të rriten që vitin e ardhshëm si rezultat i pakësimit të buxhetit për universitetet publike.
d. Universitetet do të vazhdojnë të jenë të varura nga qeveria dhe të pavarura nga studentët.
Për të gjitha këto arsye, protestat duhet të vazhdojnë dhe të bëhen më masive deri në PLOTËSIMIN E TË GJITHA KËRKESAVE STUDENTORE DHE RRËZIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË.
STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!