AKTUALITET, 26 Dhjetor 2018, 13:54

Policët luajnë bilardo, Berisha: Kartolina e narkopolicëve për Noriegen dhe Lleshaj

Policët luajnë bilardo, Berisha: Kartolina e narkopolicëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar mesazhin e mbërritur sipas tij nga një qytetar i cili denoncon një fotografi të disa punonjësve të policisë të cilët luajnë në një nga bilardot e qytetit.

Berisha e komenton këtë fotografi duke shkruar se kjo është kartolina e narkopolicëve për Noriegën dhe Lleshajn e tij.

Në foto shihen disa punonjës të Policisë të cilët të veshur me uniformë luajnë bilardo.

Statusi i plotë i Berishës:

Kartolina e narkopoliceve per Noriegen dhe Lleshajn e tij!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! db

Librazhd doktorr , policia qe duam.