Pak ditë pasi shumica në Kuvend, rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për “Tatimin mbi të ardhurat”, PD dhe LSI kanë depozituar sot një kallëzim penal kundër eksponentëve të maxhorancës.
Në kallëzimin e depozituar në Prokurori, opozita e konsideron veprimin e maxhorancës ne shpërdorim detyre. “Ka elemente të Shpërdorimit të detyrës dhe ndikim të paligjshmëm për të realizuar këtë votim kriminal”- thuhet në kallëzim.
Më tej në kallëzim tregohen të gjithë emrat që sipas opozitës kanë përgjegjësi për veprimin e tyre Personat më aktivë në këtë cështje janë, ndaj të cilëve ekziston dyshimi më i madh janë: Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ministri Ahmetaj, deputeti Ervin Bushati, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, anëtarë të tjerë të komisionit të Ekonomisë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj etj.
Kujtojme së shumica në Kuvend e rrëzoi dekretin e Metës pa kaluar 12 orë nga administrimi në Kuvend dhe opozita e cilëson një akt të paprecedentë.
KËRKESA E OPOZITËS
Kërkojmë, regjistrimin dhe fillimin e procedimit penale ndaj personave të përmendur në kallëzim, për kryerjen e veprës penale të “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës, si dhe kryerjen e veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër.
Sekuestrimin e praktikës parlamentare
Marrjen në pyetje të të gjithë personave që kanë dijeni mbi çështjen që nga zyra e protokollit te kreu i Kuvendit, drejtorët, sekretarët, anëtarët dhe kryetarin e komisionit të Ekonomisë, me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen nën përgjegjësi penale të të gjithë atyre që kanë konsumuar veprat penale të kallëzuara më sipër.
KALLËZIMI I PLOTË