AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 17:04

Vasili ironizon Ramën: Çmimin ‘Nobel’ për nxitje përdhunimi

Vasili ironizon Ramën: Çmimin ‘Nobel’ për nxitje

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili tha se Rama meriton çmimin ‘Nobel’ për nxitjen e përdhunimit, në kohë paqe.

Në këtë linjë, Vasili shton se Rama e meriton me shumë hak Nobelin, ndërsa pohon se ‘denoncuesit i përndjek për jete a vdekje dhe përdhunuesit i vë ne krye të qoshesë’.

REAGIMI I VASILIT

Kryeministri yne e meriton cmimin “Nobel” per nxitjen e perdhuniminit.

Komiteti i Nobelit në Oslo ndau sot Çmimin Nobel për Paqe.

Nadia Murad dhe Denis Mukwege jane fituest e tij.

Ata drejtonin fushatën kunder perdhumineve në luftë.

Kryeministri yne e meriton plotesisht cmimin “Nobel”,por ne te kundert, si nxites i perdhunimit edhe ne kohe paqe bile.

E meriton me shume hak kryeministri Nobelin edhe sepse denoncuesit i perndjek per jete a vdekje, ndersa perdhunuesit i vë ne krye te qoshesë.

Aferim Nobelisti yne i zi.