TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjares së mbrëmshme në një lokal të ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha , ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, (i dashuri i këngëtares, Elvana Gjata), Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.
Burime nga grupi hetimor thonë se 36-vjeçari Ervis Martinaj nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur mbrëmë.
Atij i kanë shkuar disa herë për t’i marrë dëshminë, por ka refuzuar.
Paraditen e sotme Ervis Martinaj u transferua në Spitalin Amerikan 2 për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa i plagosuri tjetër Eljon Hato ndodhet në Spitalin Ushtarak.