AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 15:31

Komandoja Marviol Bilo, i cili vrau 26-vjeçarin në Bllok, ishte edhe truprojë i Elvana Gjatës

Komandoja Marviol Bilo, i cili vrau 26-vjeçarin në Bllok, ishte edhe

Marviol Bilo, komandoja i cili qëlloi mbi truprojën e Ervis Martininajt, ka qenë njëherësh dhe trurproja i këngëtares Elvana Gjata.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Bilo ka qenë në ambientet e jashtme të lokalit, dhe më pas është futur në ambientet e brendshme.

Efektivi i forcave komando ka qenë qitësi më i mirë i repartit në Zall Her.

Kujtojmë se sherri mes dy grupeve rivale ka nisur pak ditë më parë, teksa një nga truprojët e Ervis Martinajt ka ngacmuar këngëtaren e njohur, ku kishte nisur përplasja mes personave të tjerë.

Pas kësaj dy grupet rivale janë takuar me njëri tjetrin për tu sqaruar, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale.