AKTUALITET, 5 Tetor 2018, 12:08

‘Agron Xhafaj’, Salianji pas dëshmisë te Krimet e Rënda: Rama e Xhafaj po fshijnë provat

‘Agron Xhafaj’, Salianji pas dëshmisë te Krimet e

Pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për rreth dy orë, ka reaguar Ervin Salianji.

Deputeti i PD ka thënë se ka dorëzuar një material për persona që janë dijeni për rrethanat e çështjes.

Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.

Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD.

Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla.”-Deklaroi Salianji.

Deklarata e plotë:

Pa diskutim që në kuptimin e provës që dorëzova me procesverbal për prokurorinë ka qenë një material për personat që kanë dijeni për rrethanat e çështjes dhe unë me këtë cilësi isha në prokurori qëndrova gjatë për të dhënë çdo përgjigje dhe për të thënë çdo gjë që di.

Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsye nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të fshirë.

Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.

Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD

Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla.

Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta.

Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme.TPZ.AL