TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar 41 vjeçarin Adriatik Hamzën punonjës i doganës së Tiranës, pasi akuzohet për korrupsion.
Sipas njoftimit të policisë doganieri merrte rryshfet një shumë euro shoferëve për të lejuar daljen nga territori i doganës.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Doganieri”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
I kërkon dhe merr një shumë në euro shoferit të një subjekti për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
Në pranga Doganieri i pikës Doganore Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në kuadër të operacionit policor të koduar arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).
Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. TPZ.AL